New York, alarm i rremë në aeroportin JFK

Alarm i rremë për bombë në aeroportin e New York, JFK ku puna u bllokua për rreth 3 orë.
Mijëra njerëz u evakuuan dhe nuk u lejuan të udhëtojnë derisa situata u qartësua dhe policia doli në përfundimin se alarmi ishte i rremë.
Fillimisht një grua telefonoi duke dhënë alarmin për shpërthimin e një bombe dhe më pas erdhi sinjalizimi për një pako të dyshimtë.
Kjo ka bërë që shumë fluturime të nisen me vonesë, shumë prej të cilëve drejt kontinentit europian.