E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York, sulmohet çifti i homoseksualëve

Një shtetas shqiptar dhe një amerikan janë arrestuar në qytetin Manhattan të New Yorkut dhe të paktën tre të tjerë janë duke u kërkuar nga policia për sulmin ndaj dy homoseksualëve pranë Madison Square Garden mëngjesin  e së premtes.

Nga sulmet, njëri prej burrave të plagosur i është nënshtruar një oprecioni në sy ka pësuar dëmtime të rëndë në një sy bëhet e ditur  nga Spitali. ndërsa  kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pesë ditë pasi një çift homoseksual u rrahën pasi kishin ndjekur

Personat që kanë ushtuar dhunë ndaj ciftit homoseksual janë Asllan Berisha 21 vjeç me origjinë shqipëtare dhe Brian Ramirez me shtetësi amerikane 21 vjeç.

Në incidentin e këtij mëngjesi, viktimat, të moshës 27 dhe 37 të cilët jetojnë në anën perëndimore të Manhattan. Ngjarja ndodhi kur cifti po dilte nga një bilardo, dy të dyshuarit iu afruan ,fillimisht i fyhen dhe me pas i rrahën. Ndërsa sipas policisë sulmi nuk ka ndaluar aty, dy të rrinjtë i kanë ndjekur deri te stacinioni i metrosë ku ushtruan dhune me te ashper ndaj tyre.

Policia ka ndërprerë aktin racist dhe ka arrestuar Berishën dhe Ramirez ndërsa policia ka  raportuar se këkrohne dhe tre persona te tjere që morrën pjese ne sulmin.

Ndaj dy të dyshuarve ka nisur një hetim “për krimin e urrejtjes” dhe për “ushtrimë dhune”. ndërsa dy të rrinjtë po hetohen dhe për incidentin e ngjashëm pak ditë më parë në New York.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›