E Diel, 1 Nëntor 2026

Newborn-i me pamje të re për 18-vjetorin

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Në çdo përvjetor pavarësie, monumenti ikonik i Prishtinës, i quajtur Newborn, shfaqet ndryshe duke befasuar publikun.

Edhe këtë vit, Fisnik Ismaili, krijuesi i monumentit, ia ka tjetërsuar pamjen, duke e sjellë Newborn-in me imitime plasaritjesh.

Vetë Fisnim Ismaili, përmes një statusi në rrjetet sociale, shpjegoi se në këtë 18-vjetor, është frymëzuar nga kintsugi, arti japonez i ngjitjes me ar të gjërave të thyera, që i bën ato edhe më të forta, edhe më me vlerë. Ai tregoi me foto vetëm një pjesë të monumentit, duke i lënë vend fantazisë për çfarë mund të zbulohet ditën e nesërme.

Ideatori i monumentit Newborn, Fisnik Ismaili është themelues i studios Karrota, aktivist, ish-luftëtar i UÇK-së, dhe dizenjues i fanellës së kombëtares dhe pjesëmarrës i shumë projekteve të tjera.

Monumenti NEWBORN tradicionalisht ndryshon pamje çdo vit në përvjetorin e pavarësisë, duke përcjellë mesazhe artistike dhe shoqërore.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›