Newcastle befason Arsenalin, “topcinjtë” munden në shtëpi në gjysmëfinalen e parë të kupës së ligës

Gjysmëfinalet e kupës së ligës në Angli u hapën me suksesin e rëndësishëm të Njukasell 2 me 0 në duelin e parë kundër Arsenal.
Fitorja e qymyrxhinjve merr me shumë vlera po të kemi parasysh se u arrit në transfertën, në Londër, dhe tani Njukasell duke qenë se takimin e kthimit do të luajë në shtëpi është shumë pranë sigurimit të një bilete për në finale.
E bukur ndeshja në Emirates, me Topçinjtë që ishin menjëherë agresiv në tentativë për të shfrytëzuar faktorin fushë mirëpo Haverc dhe Timber fillimisht, e pastaj Martineli që e dërgoi topin në shtyllë nuk gjetën dot rrugën e rrjetës së portës së mbrojtur nga Dubravka.
Pasi kishte rrezikuar kaq shumë të merrte gol, në të parin rast vërtet të rrezikshëm, Njukasel zhbllokon shifrat përmes të zakonshmit Isak, teksa suedezi përfitoi nga një pakujdesi e prapavijës vendase shënoi golin e 15 sezonal dhe te 50 më fanellën e qymyrxhinjve.
I njëjti lojtar ishte protagonist i madh edhe tek goli i dytë i miqve në minutën e 51 pasi tentativa e tij e devijuar nga portieri David Raja, bëri që topi të shkonte në këmbët e Gordon i cili dyfishoi shifrat.
Arsenali bëri gjithçka për të shkurtuar diferencat mirëpo në tre raste shumë të mira me Haverc, Matinelin dhe Zhorxhinjon, londinezët nuk shënuan dot. Në 5 shkurt në duelin e kthimit në Sent Xhejms Park i duhet tashmë një përmbysje e madhe për të kaluar në finalen e kupës së ligës.
Në Spanjë, Valencia nuk e pati të vështirë të siguronte kualifikimin për në fazën e 1/8 të kupës së mbretit. Kanos dhe Lopez I dhanë fitores 2 me 0 Valencias në transfertë kundër modesteve të Eldenses./vizionplus.tv