Neymar shënon, Barca fiton

Barcelona ka fituar miqësoren e rradhës në Malajzi. Pas triumfit tenistik 1-7 përballë Tajlandës katalanasit kanë mposhtur para pak minutash edhe formacionin më të mirë të kampionatit malajzian me rezultatin 1-3.
Cesc Fabregas ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 33, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën pas 7 minutash duke barazuar me anë të Amri Yahyah. Por tre minuta më pas, në të 43-ën, Neymar i dha fitoren Barçës duke shënuar golin e fitores dhe të dytin personal me fanellën azulgrana.
Për të vulosur fitoren për miqtë do të mendonte Gerard Pique, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 75.