Neza: Basha si mall importi. Me kë po i lidh telat? Me Ramën, bën vaki po…

Deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha në konferencë për shtyp këtë të premte (11 nëntor) është diskutuar në emisionin “3D” në RTSH. Analisti Sami Nezha, u ndal tek deklarata e Bashës ku ky i fundit tha se i kam lidhur telat ndërsa për analistin kjo deklaratë nuk qëndron.
Për analistin, Basha nuk është në pozicionin e duhur për të përfaqësuar opozitën.
“Problemi këtu është se Lulzim Basha, partia e tij, po e quaj të tillë edhe pse e kam problem që ta përceptoj si parti. Unë personalisht e quaj si ide ku ndërtohet një supozim e më pas një fakt dhe më pas faktin e përforcojnë në supozime të tjera dhe na duhet sikur një supozim është një fakt.
Por çfarë prej këtyre prodhon opozitë? Asnjeri prej këtyre nuk janë gjëra që të veshin si opozitar përballë qeverisë, por gjëra që të veshin përballë sistemit.
A është pozicioni i duhur i Lulzim Bashës për të zënë një pozicion sistemit? Mendoj se jo, ai ka shumë detyra të tjera, nuk justifikon as votat e marra nga ata qytetarët që janë të pakënaqur nga kjo qeveri.
Pozicionimi i tij në politikën shqiptare është si mall eksporti, një farë vizionari që krijon vizione, por që i rrëzon me deklaratën e bërë sot ku thotë se isha duke lidhur telat. Lidhje telash me kë, me Berishën jo, Bardhin jo, me Edi Ramën bën vaki që ka lidhur ndonjë tel diku andej”, tha ai.
/rtsh.al/