Nga 2-0 në 2 me 2, Chelsea në Londër "mbanë zi"

As në ndeshjen e tretë në "Stamford Bridge" Chelsea nuk ka arritur të shënoj fitore. Skuadra londineze është ndalur nga Sauthampton në barazim 2 me 2.
Chelsea ishte në avantzh prej 2 golash të cilin në fund e humbi. Demba Ba dhe Eden Hazard realizuan për 2 me 0 në pjesën e parë.
Lambert në minutën e 58 dhe Puncheon në minutën e 75 realizuan për mysafirët për barazimin 2 me 2.
Ndeshja ishte e mbetur në kohën kur Chelsea luante në Kupën e Botës për klube./Indeksonline/