E Premte, 6 Nëntor 2026

Nga 29 maji nisin fluturimet direkte Kopenhagë-Rinas

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Nga 29 maji do të nisin fluturimet direkte nga kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhagë, drejt Rinasit.

Tirana Airport Partners bën të ditur se Norwegian Airlines nis fluturimet direkte nga Kopenhagen (CPH) në Rinas.

Nisja e flutrimeve direkte hap një portë të re midis Danimarkës dhe Shqipërisë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milionë pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2024-ës.

Kjo edhe falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme më parë.

Shqipëria ka një turizëm që po rritet. Mbështetur në të dhënat e fundit të Agjencisë së Trafikut Ajror, Shqipëria ka rritjen më të shpejtë në aeroporte në mbarë Europën me 222 %.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›