E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nga 3 marsi jo punësim në shtet, qeveria merr masa për një proces të drejtë zgjedhor

Për të garantuar një proces të paanshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të pezullojë të gjithë procedurat e rekrutimit duke nisur që nga data 3 Mars.

“Nga data 3 Mars do të ndalohet çdo procedure rekrutmi për punësimin e punonjësve për të gjitha ato institucione që mund të punësojnë nëpërmjet kodit të punës. Natyrisht procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë por asnjë procedurë e re punësimi në ministër, institucione në varësi apo shoqëri askionere nuk do të zhvillohet procedura rekrutimi te reja, përveç rasteve emergjente”, tha ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Sipas Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdenit, përgjegjësia do të jetë mbi drejtuesit e institucioneve.

“Të parashikohen në detaje gjithë zotimet që do të duhet të ndërmarrin të gjithë drejtuesit e institucioneve, titullarët  e ministrive për të garantuar që do të zbatohet puna dhe për të ushtruar kontrolle periodike në institucionet e tyre në varësi”, tha Pirdeni.

Ky vendim sipas Pirdenit, do të ndihmojë procesin zgjedhor të zhvillohet i qetë dhe në përputhje me ligjin./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›