E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Amerika, për Amerikën

Këngëtarja Dafina Zeqiri, pas disa muajsh të kaluar në SHBA, i kthehet skenës muzikore shqiptare, pikërisht në një spektakël dedikuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo do të performojë në Prishtinë, më 22 nëntor, në koncertin e përvitshëm ''Thank you USA'' (Faleminderit Amerikë).

Bashkë me Dafinën,  pjesëmarrjen në këtë ngjarje muzikore e kanë paralajmëruar edhe këngëtarë tjerë të njohur, përfshirë: Sabri Fejzuallahu, Dani, Tuna, Zanfina Ismaili, Shpat Kasapi, Blero, Ermal Fejzullahu, Gena, Gili, Mc Kresha e shumë të tjerë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›