E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Kavaja në Kombëtare, sulmuesi i Besës gjen golin me Lituaninë

Manfredas Ruzgis po përjeton një moment të veçantë! Sulmuesi i Besës së Kavajës ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Kombëtares së Lituanisë, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

Ruzgis zhbllokoi fitoren 3-0 ndaj Andorrës, duke realizuar nga pika e bardhë në minutën e 20-të.

Ky ishte goli i tij i parë me Kombëtaren lituaneze.

Një tjetër moment i rëndësishëm për sulmuesin, i cili po spikat edhe me Besën në kampionat.

Ruzgis po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë momentin e tij, duke lënë gjurmë tashmë edhe në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›