E Martë, 3 Nëntor 2026

Nga Letonia në Kukës – Vijnë për herë të dytë në Shqipëri, këtë herë për malet

Shpesh ndeshemi me turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri, por ka edhe nga ata që i rikthehen përsëri për herë të dytë siç është edhe ky çift nga Letonia.

Këtë vit kanë vendosur të shëtisin malet që ofron Shqipëria, sigurisht duke u ndaluar edhe në Kukës.

“Ne vijmë nga Lituania, vijmë për hërë të dytë. Mendoj që keni një vend të bukur.
Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Vitin e kaluar erdhëm për herë të parë në Shqipëri. Vizituam vetëm bregdetet e bukura, ndërsa këtë vit po vizitojmë edhe malet, lumenjtë dhe kanionet”, shprehen ata.  

4.5 milionë turistë të huaj hynë në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 ose 34% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Vetëm muaji qershor solli 1.2 milionë flukse hyrëse në vendin tonë ose 19,1% më shumë se qershori i vitit që shkoi.

Gazetare: I. Bajraktari 

 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›