E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nga Shqipëria drejt Kosovës me 300 kg eksploziv, ndalohet trafikanti që kamufloi arsenalin në pajisje peshkimi

Dogana e Kosovës ka bërë me dije se pasditen e djeshme ka sekuestruar rreth 300 kilogramë eksploziv, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, në një operacion të përbashkët me policinë kufitare, e cila, sipas njoftimit, është duke vazhduar me veprimet e mëtejshme ligjore.

Pavarësisht se drejtuesi i automjetit kishte pretenduar se nuk posedon mallra për deklarim, kontrolli në vijën e dytë zbuloi se kishte eksplozivë të ndarë në thaës, të fshehur në bagazhin e furhgonit dhe i kishte kamufluar me paisje peshkimi.

Në bazë të informacioneve paraprake eksplozivi ishte nisur nga Shqipëria për të hyrë në territorin e Kosovës.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa ka riafirmuar angazhimin për parandalimin e çdo forme të kontrabandës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›