E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nga biseda e tensionuar te anullimi i konferencës, çfarë ndodhi mes Trump dhe Zelenskyt? Dalin detajet, kush ia komunikoi ukrainasve se duhet të largohen

CNN ka zbardhur të tjera detaje rreth asja që ndodhi mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelensky në Zyrën Ovale.

Sipas CNN pas bisedës me tone të larta me Zelenskyn, Trump mblodhi menjëherë këshilltarët e tij më të afërt Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent për tu konsultuar.

Pasi arritën në konkluzionin se nuk kishte më se çfarë të diskutohej, Trump i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarit për Sigurinë ombëtare, Mike Waltz që t’i jepnin mesazhin Zelenskyt dhe delegacionit ukrinas se” “Ishte koha që të largoheshin”.

Ndërsa delegacioni ukrainas dhe Presidenti Zelensky ndodheshin në dhomën ngjitur, ata morën “urdhrin” që duhet të linin “Shtëpinë e Bardhë”.

Më pas erdhi dhe reagimi i trump në “Truth Social” ku shkruante se Zelensky është i mirëpritur të vizitojë sërish “Shtëpinë e Bardhë”, por kur të jetë i vendosur për paqe.

Ndërsa Zelensky në reagimin e tij në rrjetin social “X” falenderonte Amerikën për viztinët, ndërsa shtonte se Ukraina ka nevojë për paqe të qendrueshme dhe të vërtetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›