E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga çekiçi në gjyq te pena e shkrimtarit, gjyqtari Florjan Kalaja: Ja si erdhi libri i ri

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Florjan Kalaja ishte i ftuari i mbrëmjes së kësaj të marte në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, për të folur mbi librin e tij më të fundit “Bashkëpunëtori i Drejtësisë.

Nga çekiçi në gjykatë, te pena e shkrimtarit, Kalaja zbuloi se si erdhi frymëzimi për të shkruar librin.

Pjesë nga biseda:

Kalaja: Sigurisht sfida kanë të dyja, por vetëpërmbajtja që vendos ushtrimi i detyrës së gjyqtarit është më strikte, më e kufizuar sesa liria akademike që jep trajtimi i një çështje të caktuar. Nga ana tjetër, çështja e realizimit të një vendimi të drejtë, është një kënaqësi e jashtëzakonshme profesionale, sikurse edhe dobia që jep trajtimi akademik i çështjeve të caktuara. Ajo që unë përpiqem të bëjë është azhornimi dhe frymëmarrja e pjesës profesionale të gjyqtarit, përmes frymëmarrjes akademike. Kjo simbiozë që më krijon praktika gjyqësore dhe përpjekja ime për ta bërë punën shkencore, e bëjnë gjithë këtë angazhimin tim profesional të bukur dhe të pashtershëm.

Borakaj: Pas gjithë ngarkesës që merrni në një ditë pune në Gjykatë, është relaks kur hidhni diçka në letër në raport me librin apo është pjesë e përgjegjësisë për të pasuruar jurisprudencën shqiptare?

Kalaja: Në fakt janlë të dyja, sepse edhe pjesa e hulumtimit është pjesë e pazgjidhshme e punës së përditshme të gjyqtarit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›