Nga cfare shkaktohet dhimbja e veshit

Ftohja eshte shkaktari me i zakonshem i pezmatimit te veshit. Sipas mjekeve eshte me se e zakonshme qe pezmatimi i veshit te nise me ftohje sepse virusi i ftohjes ia ben te veshtire vesheve te mbrohen ndaj baktereve.
Nese bakteret shumohen krijohet lehte nje infeksion me qelb ne veshin e mesem. Infeksionet jane me te zakonshme gjate muajve te ftohte te vitit. Pezmatimet e veshit mund te ndahen ne nengrupe te shumta ku me te zakonshmet jane pezmatimi i menjehershem me qelb i veshit dhe rrufa e veshit.
Me pezmatim te menjehershem te veshit kihet parasysh nje qelbezim ne veshin e mesem i cili nis papritur zgjat pak kohe dhe mund te vertetohet gjate nje vizite te thjeshte te mjekut. Ne rastin e rrufes se veshit lengu ne veshin e mesem nuk eshte i qelbezuar. Dhembjet e vesheve paraqiten me nxehjen skuqjen dhe irritimin e pjeseve te brendshme e te jashtme te veshit.
I semuri ka dhembje te forta qe shtrihen deri ne faring. Ne vesh ka zhurma dhe fershellima te cilat shkaktohen nga gjendje reumatizmale nga te ftohtet plage te ndryshme rrufa.
Edhe semundje te ndryshme cojne ne shfaqjen e dhembjeve ne vesh. Sipas mjekeve femijet nga mosha 1 deri ne 12 vjec jane te prirur per te vuajtur nga dhembjet e veshit.
Frymemarrja e thelle trajtim ndaj depresionit
Nje kerkim interesant nga Capa Hospital and Neuroscience tregon se teknika e frymemarrjes mund te perdoret si nje alternative e trajtimit te depresionit. Njerezit qe vuajne nga sulmet e panikut zakonisht e bejne frymemarrjen nga gjoksi. Nganjehere ata ofshajne per te liruar tensionin nga gjoksi.
Frymemarrja nga gjoksi mundeson balancimin e oksigjenit dhe dioksidit te karbonit. Pra ky eshte shkaku kryesor i sulmit te panikut. Disa njerez e ndalin frymemarrjen gjate dhimbjeve. Ndalja e frymemarrjes e rrit tensionin ne muskuj gje qe kufizon rrjedhjen e gjakut ne vendin e dhimbjes. Kjo po ashtu e shton dhimbjen.
Frymemarrja e thelle mundeson zvogelimin e dhimbjes. Frymemarrja e thelle gjate dhimbjeve eshte shpeshhere efektive te disa paciente. Disa njerez mund ta largojne dhimbjen plotesisht vetem me ndihmen e teknikes se frymemarrjes mirepo disa te tjere nuk munden sepse nuk jane sa duhet kembengules.