Nga gazifikimi i qytetit, ndërtimi i stadiumit dhe polit të skive, Rama tregon projektet e mëdha të qeverisë për Korçën
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidatin për Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo, për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ai tregoi para qytetarëve projektet madhore të qeverisë për Korçën, duke përmendur gazifikimin e shtëpive në qytet, ndërtimin e stadiumit dhe ndërtimin e polit të skive, çka do ta bëjnë një nga qytetet më të frekuentuara, si në dimër ashtu edhe verë.
Rama u shpreh se Korça është qyteti i dytë pas Tiranës me zhvillimin më të madh ekonomik dhe social në dekadën e fundit.
Rama: Jemi këtu për t’u dhënë grave te Korcës një lajm të mirë. Jemi duke punuar me Azejbajxhan dhe projekti i parë është ai i ndërtimit të sistemit të furnizmit me gaaz për ngrohje të të gjitha shtrëpive të Korcës. Besoj se është lajm i mirë për gratë që nuk do të kenë nevojë të luftojnë me burrat që t’u gjejnë dru për zjarr.
Një dhomë e ftohtë do të duhej të fusnit burrat kur nuk sillen mirë. Ky është një lajmi i mirë dhe për pyjet, për biznesin, hotelerinë dhe sistemin e mikpritje në Korcë. Ky projekt do të nisë shumë shpejt bashkë me të tjera. Korca është i vetmi vend me dy kryetarë, njjë këtu dhe një në qeveri në Tiranë. Këtu duhet të flasim se ca do të bëjmë më tutje. Në dekadën e fundit ka patur zhvillimin më të madh ekonomik pas Tiranës. Kur unë kam ardhur këtu kishte vetëm një hotel, rrugët nuk kishin ndriçim, kalldrëmet copë-copë, as nuk mund të kthejë sytë nga pazari se ishte një vend i frikshëm.
Sot janë 160 bujtina të bukura. Vetëm nga bujtinat janë krijuar 3 mijë vende pune. Korca ishte si një grua e bukur e lënë rrugëve, e pakrehur dhe e rreckosur, e padukshme në hiret e veta. Sot Korça është një zonjë.Korca duhet të kujdeset që të ketë të ardhme dhe për këtë ne po punojmë shumë me projekte. Ne duam të bëjmë një qendër të re për zhvillimin e bujqëisë. Sot unë do të shkoj të fle tek ish-materniteti, nuk kam probleme gjinekologjike, por godina është kthyer një qendër e mikpritjes.
Kjo do të ketë një infrastrukturë në shërbim të të rinjve. Nesër do e fillojmë ditën me konkursin kombëtar për stadiumin e ri të Korçës. Në stadium duhet të shkojnë edhe gratë, vajzat, familjet. Stadiumi do të ketë një zonë rreth e rrotull ku do të jetohet ditën dhe natën, do të jetë dhe një qendër e madhe muzikore. Xhevahiri që do mbyllë planin tonë për Korçën, përsa më takon mua dhe Nikos, se Sotiraqi me Majkon janë të dy njëlloj, as nuk vdesin as nuk plaken, do të ndërtojmë dhe polin e skive që Korça të vizitohet nga shumë vizitorë. Ne nuk jemi në garë fare me ata të tjerët. Ne jemi në garë me kohën që të bëjmë Shqipërinë europiane.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
