Nga liga e nëntë, te Liverpool!

Skuadra e madhe angleze, Liverpool janë shumë afër blerjes së një talenti anglez që po mahnit skuadra të Premierligës. Talenti që tani ka mbushur 18 vjet, Daniel Carr është afër Liverpoolit.
Carr luan në një ligë amatore, që është liga e nëntë e futbollit anglez por që ai është golashënuesi më i mirë në ligë deri tani me 23 gola. Skuadra Hamlet Dulvich ka pohuar se shumë skuadra të Premierligës po e ndjekin talentin e tyre ndërsa Liverpooli është shumë afër marrëveshjes.
Në media angleze qarkullon një video ku ai shënon një gol tejet të bukur për skuadrën e tij./indeksonline/