E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga mjedisi te kërkesat politike, mbahet protesta e radhës në Tiranë

TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile vijuan edhe sot ditën e 91-të të protestës, rle cila nisi si një tubim kundër investimit në Zvërnec, por që mbart edhe kërkesa politike.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet e radhës.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e asaj që e cilësojnë “kastë të vjetër” politike, si dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›