E Martë, 3 Nëntor 2026

Nga mjelja e lopës tek përgatitja e flisë, fermerët dhurojnë momente gazmore në “Ferma VIP”

VIP-at tanë po na dhurojnë emocione shumë të bukura dhe gazmore në “Ferma VIP”.

Si asnjëherë më parë VIP-at i janë përshtatur jetesës në fshat me anë të sfidave nga Agai, por edhe nga dashuria e madhe e tyre për kafshët, batutat me njëri-tjetrin, kërcimet apo dhe gatimet.

Grupi blu, të cilët janë edhe në nominim, pasditen e sotme kanë mjelur lopën, ku nuk kanë munguar momentet gazmore.

https://www.instagram.com/reel/C5L9PVGstQT/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Ndërkohë Buçko po i mësonte Valerit sesi të gatuanin fli. Në “Ferma VIP”, fermerët gjithashtu përgatitën Vezët e Pashkëve, të cilat janë simbol i festës.

https://www.instagram.com/reel/C5L7is8spJM/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Për të mos humbur energjinë pozitive që dhurojnë fermerët në “Ferma VIP”, mund t’i ndiqni live në dy kanale të platformës Tring, “Ferma VIP “ dhe “Ferma VIP 2”. /vizionplus.tv/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›