E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nga mungesa e stabilitetit të brendshëm te nevoja për të krijuar familje, gjithcka që duhet të dini për gruan gaforre

Gaforrja konsiderohet bijë e Hënës ndaj humori i saj ndryshon vazhdimisht, por në të njëjtën kohë është aq vetësakrifikuese sa nuk do të mendohej dy herë për t’u ardhur në ndihmë atyre që do. Megjithëse është e mbyllur dhe shpeshherë rezervuar nga natyra është shumë e ndjeshme dhe ka nevojë për dashuri të pafund dhe siguri.

Gaforrja është shumë idealiste dhe shumë ëndërrimtare si pak të tjera, bota e saj e brendshme është pre e fantazisë, ndërsa ajo e jashtmja përkundrazi shpesh e tmerron. Është një krijesë shumë e ëmbël, por jashtëzakonisht kokëfortë dhe s’ka stabilitet të brendshem. Do një familje të madhe dhe të shëndetshme.

Elementi: UJI

Planeti dominues: HËNA

Guri i çmuar: MARGARITARI

Numri i fatit: 26

Ditët me fat: E HËNË, E MËRKURË

Ngjyrat astrologjike: E BARDHA dhe E KALTRA

Gaforrja ndodhet në luftë të përhershme mes intelektit, që e udhëzon në arsye, dhe fuqisë së Hënës, e cila e nxit të reagojë ekskluzivisht me emocione. Ka nevojë për BUTËSI dhe MIQËSI. Vajzat dhe gratë e lindura në këtë shenjë janë të hapura për të gjitha emocionet që variojnë nga gëzimet më të pastra e deri te melankolia më e thellë.

Në dashuri GAFORRJA përputhet me AKREPIN dhe PESHQIT (shenja uji), pastaj me DEMIN, VIRGJËRESHËN dhe BRICJAPIN./Living/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›