E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nga ngjitja e kodrave në zonën e ajrimit të burgut/ Dalin për herë të parë pamjet e Ilir Metës nga “313”-a (VIDEO)

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në qeli që prej 21 tetorit të viti të shkuar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

I njohur kohët e fundit, kryesisht para arrestimit, për karakterin e tij sportiv me ngjitjet në male, stërvitjet në palestër dhe në paralele, Meta duket se nuk i ndahet aktivitetit fizik edhe brenda “313”-ës.!

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Meta shihet në oborrin e burgut teksa bën ecje gjatë kohë së ajrosjes. I veshur me një xhup të trashë, dhe një palë tuta sportive, Meta shfaqet i vetëm duke vijuar rutinën e tij brenda burgut “313”-të.

View this post on Instagram

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›