Nga orakel dashurie ne biznes fitimprures

Qe nga fundi i viteve 1950-te 14 shkurti festohet ne Gjermani si dita e te dashuruave. Ushtaret amerikane se bashku me camcakezet dhe rockn roll-in futen ne Gjermani edhe shen Valentinin. Ne saje te reklamave masive nga floristet dhe industria e embelsirave kulti i harruar i dashurise dhe pjellorise u kthye ne nje feste popullore ne vendin e mrekullise ekonomike.
Legjenda e shen Valentinit
Dita mban emrin e saj te sotem nga nje peshkop italian. Sipas legjendes Valentini ne shekullin e trete duhet te kete martuar te dashuruarit. Te porsamartuarve ai u dhuronte lule nga kopshti i tij dhe keshtu thote gojedhena martesat ishin nen nje ogur te mire. Por Valentini ishte duke vepruar kunder vullnetit te Romes ushtaret duhet te mbeteshin te pamartuar dhe besimi i krishtere nuk ishte ende fe shteterore. Keshtu me 14 shkurt 269 atij i prene koken - por ky eshte vetem versioni i krishtere e kultit arkaik.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shen Valentini ne Seattle
Eshtrat e shenjtorit
Sot bashkesi ne Gjermani Irlande France dhe Itali pohojne se i kane eshtrat e Shen Valentinit. Nuk eshte cudi se ne Mesjete reliket ishin thesare te lakmuara qe i sillnin kishave turma te medha pelegrinesh. Mosmarreveshja mbi Valentinin e vertete deshmon per paqartesite me materialin burimor. Vetem nje gje eshte e qarte nje Shen Valentin nuk ekziston. Legjenda e tij eshte rezultat i nje shkrirje te krishterimit mitologjise dhe zakoneve.
Gjeste te pamoralshme dashurie dhe rituale pjellorie
Nuk eshte rastesi qe dita e Shen Valentinit festohet paralelisht me festen romake Lupercalia. Kjo dite festohej si dita e pjellorise dhe e krijimit nje feste sensuale ne nder te perendeshes Juno patrone e marteses. Orakujt e dashurise jepnin keshilla per zgjedhjen e partnerit gje qe per eterit e kishes ishte hale ne sy. Por kulti ishte aq i popullarizuar saqe u vendos te integrohej ne krishterim. Qe atehere Shen Valentini konsiderohet si shenjt mbrojtes i te dashuruarve dhe rrenjet e para-krishtera ndjehen ende.
Vende te ndryshme zakone te ndryshme
Ashtu si vajzat romake shenonin emrat e tyre ne rripa papirusi te cilat djemte duhet ti zgjidhnin ne short edhe sot ne Angli dhe SHBA dergohen karta anonime postare. Dita e dashurise u be dita e miqesise gje qe rriti mundesite e tregut vetem ne SHBA dergohen cdo vit me shume se nje miliarde kartolina urimi. Ndersa burrat gjermane dergojne trendafila shume te shtrenjte ne Japoni jane grate ato qe joshin burrat e tyre me cokollate te embel. Nje muaj me vone zonjave u kthehet cokollata ne White Day. Nje zakon qe ka filluar te perhapet edhe ne Kine dhe qe i sjell industrise se embelsirave nje qarkullim fitimprures.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dryna ne emer te dashurise
Dashuri e perjetshme ne zinxhire
Ne Gjermani eshte bere popullore prej disa vitesh nje tradite nga Italia. iftet takohen ne ura dhe vendosin ne harqet dhe parmaket e tyre dryna me inicialet datat apo edhe fotografi. Pastaj celesi i drynit hidhet ne uje dhe te dashuruarit thone nje deshire. Dryni si simbol i dashurise se perjetshme behet gjithnje e me i perhapur. Etnologet kane dokumentuar tashme kete praktike edhe ne Europen Lindore Ne Riga Vilnius dhe Kaliningrad fiksohen dryna pas marteses. Edhe ne Kine ciftet e porsadashuruara vendosin dryna dhe celesin e hedhin ne lugina te thella.
Turizmi global dhe mitet e reja
Ne Kine shoqeruesit e turisteve tregojne se ky eshte zakon i vjeter. Por per ekspertet shfaqja e drynave te dashurise daton ne fund te shekullit te 20-te. iftet e reja kineze e moren kete zakon nga turistet evropiane. Kisha gjithashtu deshiron te perdore popullaritetin global te kultit te dashurise. Pasi Shen Valentini ne vitin 1972 u fshi nga kalendari sot ai fton ciftet e martuara dhe te fejuara per te forcuar dashurine e tyre permes bekimit te Zotit ne diten e Shen Valentinit.
AutorGerd Mrsch/ Angelina Verbica
Redaktoi Aida Cama