Nga puroja e Guardiolës te vodka Grealish, festa e City-t është

Ka kaq shumë për të festuar. Manchester City feston tripletën duke parakaluar nëpër rrugët e qytetit anglez me një autobus të hapur. Festa e skuadrës së Guardiolës nisi në mbrëmje, kur lojtarët u nisën nga rruga Tonman për të bërë shëtitje në qytet.
Futbollistët të dehur nga lumturia kanë festuar së bashku me tifozët. Ndër të shumtit, edhe Jack Grealish më i harlisuri, i cili vazhdoi të mbante veshur fanellën me të cilën luajti finalen në Stamboll kundër Interit. Sulmuesi u zhyt fjalë për fjalë në shampanjën që Haaland e pa të arsyeshme ta derdhte mbi kokë.
Sulmuesi anglez nuk u shmang nga teprimet, duke pirë vodka, ndërsa qendërsulmuesi norvegjez shijoi përfundimin e një sezoni të jashtëzakonshëm, 52 gola në 53 ndeshje, duke pirë një puro kubane pranë trajnerit Pep Guardiola.