E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

“Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse.” Kështu e përshkruan analisti dhe gazetari Ben Andoni klimën politike në Shqipëri, në episodin e ri të Apostrof.

Andoni ndalet te disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të javëve të fundit, nga skandali në SHISH dhe dobësia e institucioneve, te debati për drejtësinë, kriza e opozitës dhe protesta e Flamingove. Por, përtej ngjarjeve konkrete, diskutimi fokusohet te një problem më i gjerë: çfarë ndodh me një shoqëri kur skandalet përsëriten aq shpesh sa humbasin fuqinë për të surprizuar?

Duke iu referuar asaj që e quan “cinizëm i ndritur”, Andoni argumenton se publiku tronditet për pak nga çdo skandal i ri, por shumë shpejt kthehet te pritja e skandalit pasardhës. Sipas tij, kjo klimë ushqehet edhe nga një opozitë e rehatuar në rolin e saj, nga institucione që ekzistojnë formalisht por që vuajnë nga mungesa e besueshmërisë, si edhe nga një hendek gjithnjë e më i madh mes imazhit që Shqipëria projekton jashtë dhe mënyrës si përjetohet realiteti politik brenda vendit.

Protestën e Flamingove, Andoni e sheh tashmë si një lëvizje që ka humbur një pjesë të energjisë fillestare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›