E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nga sot nxënësit në shkollat e vendit do të rikthehen me kohë dhe orë të plota

Viti i ri shkollor nisi me mësim me turne dhe orë të shkurtuara, por këmbëngulja e prindërve, që firmosën një peticion drejtuar ministres së Arsimit, bëri që Komiteti Teknik i Ekspertëve të tërhiqej dhe të lejonte mësimin me orë normale.
Sipas ministres së Arsimit, një arsye dhe garanci për vendimin është edhe fakti që shumica dërrmuese e mësuesve janë vaksinuar.

“Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës – në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne” tha ministrja Kushi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›