Nga sot rikthehet ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

Këtë të diel (27 tetor), Shqipëria dhe shumë vende të tjera evropiane kaluan në orën dimërore.
Në orën 03:00 pas mesnate, akrepat e orës u kthyen 60 minuta mbrapa, duke kaluar në orën 02:00.
Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.
Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë.
Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.
Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 29 dhe të dielës 30 mars 2025, kur akrepat do të kthehen në orën verore.
Ndonëse BE diskutoi që ora mos të ndryshohej më, pra që të rrinte ora verore, ende nuk është marrë një vendim.
/rtsh.al/