E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga takimi me Mitsotakis, tek ai me ambasadoren e SHBA në Greqi, Rama ndan fotot nga vizita në Athinë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një album me foto nga vizita e tij në Athinë. Rama mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit gjatë vizitës së tij zyrtare në shtetin fqinj, ku u takua me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, por jo vetëm. Kreu i qeverisë shqiptare pati takim edhe me ambasadoren e SHBA-ve në Greqi Kimberly Guilfoyle. Në albumin e fotove nuk mungon as një takim i rastësishëm me emigrantë shqiptarë.  

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me FotoALBUMIN e një dite të ngrohtë në Athinë e në Delphi ku mbrëmja u mbyll përmes një rruge ku u mblodhën si me magji plot shqiptarë, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

  • Më shumë nga Politika

    Të gjitha ›