E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngadalësohet rritja e Kinës

Ekonomia e Kinës u rrit me 7.4 % në tremujorin e tretë, duke mos arritur objektivin e qeverisë dhe duke rënë në nivelin më të ulët të rritjes që kur filloi kriza financiare globale.

Shifrat e publikuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave tregojnë se ky është tremujori i shtatë rradhazi i uljes së rritjes për ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Megjithëse rritja ishte 7.4 % do të konsiderohej e fuqishme për shumë vende, është shifra është e ulët për Kinën, e cila ka patur një rritje mesatare vjetore prej 10 përqindësh për dekada me rradhë.

Por kryeministri Ëen Gjiabao është ende optimist se Kina mund të arrijë objektivin e 7 presje 5 përqindshit këtë vit, duke thënë se ekonomia po stabilizohet dhe ka qënë në gjendje të mirë gjatë tre muajve të fundit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›