E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ngel” edhe Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Glauk Konjufca, mandatar i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për krijimin e qeverisë.

Pro Konjufcës votuan 56 deputetë, 63 votuan kundër dhe 4 abstenuan.

Pas dështimit të rradhës, Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Tani i mbetet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të vendosë për hapat e mëtejmë. Dhjetori është përmendur si muaj i mundshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin formimin e Qeverisë, pa bashkëpunim e parive të tjera që e kanë refuzuar një gjë të tillë.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5 dhe 3 Nisma Socialdemokrate.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›