E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngërçi me pagat, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të shqetësuar, ligjvënësit po përpiqen të anashkalojnë vendimin e Kushtetueses!

Përplasja mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë për pagat e magjistratëve ka tërhequr edhe vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare.

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve ka reaguar ndaj ngërçit të krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shprehur shqetësim për projektligjin e propozuar nga mazhoranca.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat  EAJ akuzon ligjvënësin se po përpiqet të anashkalojë zbatimin e vendimit kushtetues, përmes një metode të re llogaritjeje me efekt prapaveprues.

Shoqata thekson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha autoritetet publike, ndërsa paralajmëron se moszbatimi i tyre rrezikon shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe ndarjen e pushteteve.

EAJ shpreh mbështetje për Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe njofton se çështja do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës, që do të zhvillohet në tetor në Lisbonë.

Organizata thotë se do të informojë edhe aktorët ndërkombëtarë dhe evropianë për situatën në Shqipëri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›