E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngërçi në Itali drejt zgjidhjes, nëse ska surpriza Letta betohet si Kryeministër

Në Itali duket se të gjitha ngërcet politike që vendi kishte hyrë që prej zgjedhjeve te 24-25 shkurtit po kapërcehen. Pas pranimit të presidentit Xhorxho Napolitano për një mandat të dyte, të shtunën duket se dhe administruesi i besuar i qëndrës së majtë Enrico Letta do të betohet në postin e Kryeministrit.

Zv.sekretari i PD-së, Enrico Letta u mandatua nga Napolitano për formimin e qeverisë së re. Ai gëzon mbështetjen e së majtës (edhe pse me rezerva) dhe të djathtëve të Berlusconit.

Sipas mediave italiane, Letta ka përfunduar ciklin e takimeve dhe nëse nuk ka të papritura, të shtunën do të takohet përsëri me presidentin Napolitano për t’i paraqitur emrat që do të përbëjnë qeverinë e tij. Ndërsa pas takimit me Presidentit italian, do të bëhet betimi i Kryeministrit dhe të gjithë kabinetit qeveritarë.

Në varësi të emrave pritet edhe mbështetja që kabineti i propozuar do të sigurojë në Dhomën e Ulët ditën e hënë dhe në Senatin e parlamentit italian ditën e martë. Sipas këtyre të fundit, me mbështetjen e PDL dhe PD Letta do ta ketë të lehtë votëbesimin.
Ndërkohë Silvio Berlusconi që kthehet nga Shtetet e Bashkuara , sipas gazetës Corriere Della Sera, do të takohet me Leta për një diskutim të gjatë të gjithë-përfshirës për programin të qeverisë dhe shpërndarjen e Ministrive kyçe.

Sipas shtypit në vend Silvio Berlusconi sheh me optimizëm përpjekjet e të mandatuarit të presidentit Napolitano, Enrico Letta për të formuar kabinetin e ri qeveritar.

Ndërkaq në një intervistë ish-kryeministri italian mohoi zërat për një pjesëmarrje në kabinetin e Letta-s. “Mua më propozuan, por nuk kam dëshirë të jem në kabinetin qeveritar. Duhen emra të rinj dhe gra”, tha ai.

Zgjedhjet e 24 dhe 25 shkurtit në Itali nxorën si forcë të parë të majtët e PD-së, që siguroi votat e mjaftueshme në Dhomën e Ulët, por jo në Senat.

Vetë kreu i PD-së, Bersani u mundua të shmangë një aleancë me Berlusconi-n, por pas refuzimit të Lëvizjes me 5 Yje të Beppe Grillo-s për mbështetje, mbeten vetëm dy zgjidhje, ose qeveri me Berlusconi-n ose zgjedhje të reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›