E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngërçi në KQZ, Meta: Mazhoranca të reflektojë, rrezikohen zgjedhjet

Në kushtet e një tensioni të tejskajshëm politik mes kampit të majtë dhe të djathtë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ish parner në qeverisje me PD, ka akuzuar këtë të fundit se ka futur në kolaps KQZ-në. Duke folur pas takimit me diplomatin e SHBA, Jonathan Moore, Meta vlerësoi se situata e krijuar është një rrezik serioz për një proces të drejtë zgjedhor.

Është situata më e pa menduar ku ndodhet vendi. Minimi që pseudomazhoranca i bëri KQZ-së krijoi një situatë tepër të rëndë. Qeveria aktuale nuk ka vullnetin minimal për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Nuk mendoj se dorëheqja e anëtarëve e ka futur në ngërç institucionin e KQZ. Ndërhyrja e dhunshme e pseudomazhorancës ka futur në ngërç KQZ-në tha ai.

Përkundër kësaj ai ftoi mazhorancën për reflektim, në të kundërt sipas tij, ajo do të duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat.

Nuk mund tëflas në emër tëpartnerëve të nderuar,ata flasin vetë dukevlerësuar situatën. Kemi një shantazh të fortë duke vënë dorën mbi zgjedhjet. Pseudomazhoranca të reflektojë se do mbajë çdo pasojë, vendi ka nevojë për procese konstruktive. Tani është momenti për të reflektuar para se të jetë tepër vonë theksoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›