Ngjarja e rëndë në Roskovec të Fierit, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e autorit Refit Buzi

Ish-vjehrra e autorit të tragjedisë së sotme në Roskovec të Fierit, Refit Buzi ka ndërruar jetë në spital pas plagosjes nga ky i fundit, i cili më herët kishte ekzekutuar me armë zjarri bashkëshortin e saj dhe kishte marrë peng vajzën e tyre me të cilën kishte pasur edhe një lidhje me të.
51 vjeçarja, e cila u plagos rëndë me armë gjahu në fshatin Vidhisht të bashkisë Roskovec, ka humbur jetën në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.
Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi më herët, ku dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, e ka qëlluar me armë gjahu gruan 51-vjeçe.
Pas plagosjes së rëndë, viktima u transportua menjëherë në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e saj.
Ndërkaq, po sot mori fund edhe arratisja e autorit Refit Buzi i cili i dha fund jetës me armën e gjahut. 35-vjeccari u gjend i vetëvrarë me armë gjahu brenda automjetit të tij, pasi refuzoi të dorëzohej tek forcat e rendit.
Pavarësisht negociatave të gjata për t’u dorëzuar, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të policisë dhe rreth orës 16:35, ai dyshohet se ka shkrepur armën e gjahut drejt vetes brenda mjetit, duke mbetur i vdekur në vend.
/rtsh.al/