E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja e rëndë në Tropojë, njëri prej të lënduarve niset drejt Tiranës

Njëri prej elektriçistëve të lënduar në Tropojë, është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme, ku 4 punonjës të bashkisë së Tropojës kishin shkuar për të vendosur ndriçimin publik.

Sipas të dhënave paraprake, punonjësit kanë rënë në kontakt me rrjetin e transmetimit të tensionit të mesëm të energjisë elektrike.

Njëri prej punonjësve humbi jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër urës së Bujanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›