E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ngjarja tek Onkologjiku, Vokshi: Prokuroria të vijojë hetimet

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpreh sot se “masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe mjekëve të QSUT-së, janë vetëm një hap i vogël, krejt i pamjaftueshëm dhe i vonuar, që nuk prek as nuk e ç’rrënjos korrupsionin malinj në shëndetësi”.

Përmes një deklarate për shtyp, Vokshi u shpreh se “prova që vjen nga Spitali Onkologjik është dëshmia se qeveria, edhe ‘tenderin e kancerit’ e ka përvetësuar për qëllime të pastra fitimi”.

“Të marrësh nga shteti, t’i shesësh te privati ilaçet e kimioterapisë, që janë vija e fundit mes jetës dhe vdekjes të shqiptarëve të sëmurë, është makabre. Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, të mos hetojnë majën e ajsbergut, por zemrën e korruptuar të sistemit”, tha Vokshi.

“Alarmi i ngritur vazhdimisht, vit pas viti, muaji pas muaji dhe javë pas jave nga Partia Demokratike, ka rënë në vesh të shurdhër të qeverisë, prokurorisë dhe SPAK-ut”, tha ajo./m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›