E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarje dramatike në Mallakastër, 50-vjeçari bie në humnerën pranë fshatit! Dërgohet i plagosur rëndë në spital

Një 50-vjeçar ka mbetur i dëmtuar rëndë sot, pasi ka rënë aksidental në një humnerë në fshatin Kapaj të Mallakastrës (25 gusht).

I dëmtuari, Fluturim Salobehaj ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e rënies.

Pas ndërhyrjes për nxjerrjen e tij nga humnera, 50-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›