E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ngjarje e frikshme në Itali/ Treni përplas për vdekje shqiptarin, trupi u gjet i copëtuar

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Itali, përgjatë hekurudhës Milan-Livorno.

Një shqiptar ka mbetur i vdekur në vend pasi u përplas tragjikisht nga treni.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 46-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Shqiptari kishte zbritur në shina për të marrë një objekt ndërsa drejtuesi i trenik nuk ka mundur të ndalojë edhe pse ka ulur shpejtësinë.

Trupi i viktimës është nxjerrë i copëtuar nga shinat ndërsa është ndërprerë transporti hekurudhor në këtë zonë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›