Ngjarje e rëndë në Austri! 4 viktimat e kolapsimit të ndërtesës, shtetas të Kosovës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë.
Sipas raportimeve të mediave austriake, katër persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës.
Ndërsa viktimat janë shtetas të Kosovës, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Raportohet se, një pjesë e punëtorëve ndërtimi arritën të shpëtonin. Megjithatë, një 4545-vjeçaka mbetur i plagosur rëndë.
Ai pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe fraktura në krahë dhe këmbë por pa rrezik për jetën.
Sipas burimeve, punëtori i plagosur rëndë qëndroi për disa minuta në vendin e aksidentit përpara se të mund të shpëtohej.
Ngjarja tragjike
Sipas zjarrfikësve, struktura e betonit e sapo hedhur u shemb papritur, duke “varrosur” punëtorët bashkë me materialet.
Tonelata betoni dhe pjesë ndërtimi i tërhoqën punëtorët poshtë.
“Punëtorët e ndërtimit që ndodheshin mbi këtë strukturë betoni të sapo hedhur ranë drejt vdekjes së bashku me skelat,” shpjegoi zëdhënësi i zjarrfikësve, Martin Hofbauer.