E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ngjarje e rëndë në Korçë! Burri lyen me benzinë ish-gruan dhe i vendos flakën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë ditën e sotme, ku një grua 31-vjeçare është djegur me benzinë nga ish-bashkëshorti.

Ky i fundit, Bledar Trëndafili, ka shkuar në banesën me qira të ish-gruas ku e ka lyer me benzinë dhe i ka vendosur flakën.

Raportohet se gruaja Melisa Trëndafili ka mbetur e plagosur dhe po merr mjekim në spitalin e qytetit.

Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim nga policia pasi është arratisur pas ngjarjes.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›