E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, konflikt me thika mes dy 14-vjeçarëve, humb jetën njëri prej tyre, tjetri në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pirg në Maliq, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në spital, pas një konflikti mes tyre me thika. Policia njofton se ngjarja u regjistruar rreth orës 17:30 në ambientet e një lokali.

Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej të miturve ka ndërruar jetë në spital, ndërsa 14-vjeçari tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe nën mbikëqyrjen e Policisë.

Nuk bëhen me dije më shumë rrethana mbi ngjarjen, teksa policia ka nisur hetimet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›