E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarje e rëndë në Vlorë, gjendet e mbytur në Plazhin e Vjetër një 32-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Vlorës, ku një e re ka humbur jetën në ujërat e bregdetit. Viktima, një 32-vjeçare me inicialet E.T., është gjetur pa ndjenja në zonën e njohur si “Plazhi i Vjetër”. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e RTSH 24.

Sipas informacioneve paraprake, ka qenë bashkëshorti i viktimës ai që ka pikasur trupin në ujë dhe ka ndërhyrë për ta nxjerrë në breg.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Sipas gazetares, nga të dhënat e para, dyshohet se 32-vjeçarja vuante nga depresioni, çka po hetohet si një nga pistat e shkakut të ngjarjes.

Në kuadër të veprimeve procedurale, bashkëshorti i viktimës është shoqëruar për t’u marrë në pyetje nga hetuesit, me qëllim sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes që mund të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›