E Martë, 3 Nëntor 2026

Ngjarjet kriminale me fokus gratë e vajzat, nga janari deri në shtator 11 viktima e dy të plagosura

Njëmbëdhjetë gra e vajza humbën jetën nga janari deri në muajin shtator ndërsa dy të tjera mbetën të plagosura.

Ky është bilanci i ngjarjeve kriminale, të cilat kanë pasur fokus gratë dhe vajzat në disa qytete të vendit, të cilat u vranë nga bashkëjetuesit, bashkëshortët apo ish-bashkëshortët me armë zjarri apo mjete të tjera rrethanore.

Ishte data 7 janar, kur u shënua edhe rasti i parë i këtij viti i humbjes së jetës nga një grua, e cila vendosi të vetëhelmohej pas presionit të bashkëshortit të saj.

Bedrie Loka konsumoi fostoksinë për shkak të dhunës nga burri Xhemal Loka.

Ngjarja më e rëndë, ku u përfshi një tjetër grua, ishte ai i Shkodrës, ku më 2 maj, nëna me tri fëmijët e saj të mitur, dy vajza e një djalë, vendosi të vetëmbytej në lumin Buna në Shkodër, për shkak të tradhtisë së bashkëshortit.

Tetë ditë më vonë, më 10 maj, humbën jetën nga mbidoza me Xanax dhe Tramadol 2 vajza ukrainaseve 25 dhe 40 vjeçare në Tiranë.

Tri ditë më vonë, më 13 maj, djali vrau nënën në Lezhë, ku Arsen Dani goditi me thikë nënën e tij Gjyle Dani 88-vjeçare.

Më 19 maj,  në Lushnje, babai plagosi me çifte vajzën e më pas vrau veten, 80-vjeçari Behar Musaku brenda në banesën e tij qëlloi  vajzën,Rudina Musakun 40-vjeçe.

Më 5 gusht, në Vlorë u dhunua për vdekje gruaja 64-vjeçare nga bashkëshorti 70-vjeçar. Ndërsa një ditë më pas, në Konispol Hysen Islamaj, 69-vjeç goditi më sëpatë gruan e tij, Shano Islamaj, 66-vjeçe. Djali shtyu babain nga shkallët dhe ai ndërroi jetë.

Më 19 gusht, burri vari gruan e më pas veten, një çift me nënshtetësi amerikane, të cilët prej vitesh jetonin në Shqipëri.

Ngjarja e fundit u regjistrua në Korçë gjatë së shtunës, ku ish-bashkëshorti leu me benzinë ish-gruan dhe i vuri zjarrin fare pranë banesës ku ajo jetonte bashkë me dy fëmijët e tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›