E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: 21 janari, paradokset e Ramës dhe Metës në përkujtimore

Spartak Ngjela sërish në sulm ndaj kryeministrit Rama për 21 janarin. Ka hedhur pyetjen e papërgjigje nëse Edi Rama kërkon të bëhet Mbret. E ka konsideruar paradoks të qeverisë atë që ndodhi ditën e djeshme, dhe atyre që kanë ndodhur në 100 vjet. “Çfarë ndodhi në të vërtetë? Dje i pashë viktimat e 21 janarit sërish viktima; kurse inkuzitorin e tyre, Meta, e pashë të takohej me Kryeministrin e Maqedonisë. Mos u mërzitni: ky është një paradoks shqiptar; sepse këta injorantë që drejtojne me ligësi në Shqipëri në 100 vjet, kanë ecur gjithmonë mes paradoksesh. Kur do të shpetojmë nga këto paradokse? Kur të shpetojmë nga injorantët që, me ligësi, drejtojnë Shqipërinë në 100 vjet” shprehet Ngjela.

“Kryeministri shqiptar dje, në përkujtimin e të vrarëve të 21 janarit, luante rolin e viktimës, kurse familiarët e të vrarëve nuk e kuptonin dot se çfarë i duhet kryeministrit shqiptar për t’i ikur ajo “mërzitje aq e madhe” për të rënët e 21 janarit . Mos ndoshta, për çudi, po kërkon edhe ky të bëhet mbret? Po pse, a nuk ishte i mërzitur, në rol, inkuzitori Berisha sa herë që përkujtonte viktimat e komunizmit, disa prej të cilëve i kishte denoncuar vetë? Nuk ishte edhe ky një paradoks si ky i sotmi? Eh, sa ka të tillë!…Pse, a nuk qante Enver Hoxha për heronjtë e popullit që i kishte vrarë vetë, me urdhër, prapa koke nëpër prita? Asnjëhërë nuk e pranoi familja e Qemal Stafës për vizitë Enver Hoxhën, por Hoxha vijonte të qante e të qantë “për Qemalë”.Por tani, në janarin e këtij viti, e rëndësishme është thirrja: Shpëtoni Kryeministrin e sotëm shqiptar nga viktimizimi i tij për shkak të 21 janarit, se po e ndien shumë rëndë! E dini pse? Sepse, vitin tjetër mund të shihni që, për viktimat e 21 janarit, "të qaje" në rol dhe vetë inkuzitori Meta; pavarësisht se familjet e të vrarëve kurrë nuk do ta pranojnë për vizitë në shtëpitë e tyre, edhe pse këtë mund t’ua kërkojë vetë kryeministri Rama. Mos u mërzitni shume, sepse këto janë paradokset e qeverisjeve tona heroike në këta 100 vjet – gjithmonë injorancë dhe ligësi…” shkruan Spartak Ngjela në faqen e vet sociale facebook.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›