E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela Me 18 shkurt te largojme Berishen

Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar, Spartak Ngjela ka rikonfirmuar planin e aleatëve për të zhvilluar një protestë masive më 18 shkurt.

Duke folur pas mbledhjes së krerëve të partive të opozitës, Ngjela ka deklaruar se synimi i protestës do të jetë rrëzimi i kryeministrit Berisha, të cilin e ka akuzuar se nuk kursen as jetët e njerëzve për të ruajtur pushtetin e tij.

“Berisha vrau në Gërdec dhe tha se ngjarjen e sajoi “New York Times”. Berisha vodhi zgjedhjet dhe më pas i certifikoi ato. Berisha vrau njerëz në bulevard dhe akuzoi opozitën për to. Populli opozitar do kërkojë dorëheqjen e Berishës në protestën e 18 shkurtit”, ka pohuar Ngjela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›