Ngjela:Do propozoj ultimatum për Berishën

Aleatët e Partisë Socialiste ju rikthyen fjalimeve pasditën e sotme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në afërsi të grevistëve ata dhanë mbështetje dhe shprehën solidaritet për t'i shkuar deri në fund betejës.
Në fjalën e tij kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela tha se janë 200 njerëz që kërkojnë mbështetje në sakrificën e tyre për t'i dhënë fund kësaj qeverie. "Kjo qeveri kërkon të na shkatërrojë tërësisht pasi na ka vjedhur votat. Nuk ka mundësi për të ndryshuar rënien ekonomike të Shqipërisë. Pas 2 muajsh do dëgjoni se nuk do të ketë më para për të paguar rrogat", theksoi Ngjela.
Ai u shpreh se do t'i propozojë kryetarëve të opozitës vendosjen e një ultimatumi deri kur do të durohet. "Ai për çështje orësh duhet të përgjigjet", tha Ngjela.
"Kjo rezistencë duhet të shkojë deri në fund. Kjo protestë është një stafetë ku duhet të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pasi nuk bëhet për pushtetin e një partie , por për lirinë", ka pohuar Paskal Milo. Sakaq, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut deklaroi se mazhoranca shpifi duke akuzuar opozitën për djegien e flamurit. "Flamurin kemi detyrë që ta ruajmë e ta mbrojmë", u shpreh Dule. Sipas tij, kjo histori ka një fund dhe ai është i afërt. "Fundi është si medalja me dy anë. Këtu është shpresa jonë, këtu është e ardhmja dhe këtu është Brukseli", theksoi Dule.