E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

Moti i keq ka krijuar problematika në shumë akse kryesore në vend.

Edhe në Rrugën e Arbrit, Qafë Murriz, raportohet se prej afro dy orësh qarkullimi i automjeteve është paralizuar.

Siç shihet edhe në pamje, rruga ka ngrica, ndërsa rreziku për aksidente në këtë aks nacional mbetet i lartë për shkak të motit të keq.

Një ndër shkaqet kryesore të situatës janë automjetet e pajisura me goma verore, të cilat nuk kanë mundur të përballojnë kushtet e vështira atmosferike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›