Ngrin Rusia, dhjetra të vdekur nga temperaturat -30 gradë Celcius (FOTO)
Rusi- Një i ftohtë i parakohshëm vdekjeprurës i ka marrë jetën 88 personave në të gjithë Rusinë, thanë zyrtarët rus të dielën. Ndërkohë autoritetet në Moskë i kanë thënë nxënësve se ata mund të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur temperaturat e akullta.
Temperaturat në të gjithë rajonin e kapitalit ranë në pothuajse minus 30 gradë Celsius (minus 22 gradë Fahrenheit) gjatë natës.
“88 njerëz kanë vdekur dhe 538 njerëz po marrin trajtim në spital”,,-tha agjensia ruse e lajmeve ‘Ria Novosti’ , duke cituar një burim mjekësor.
Agjencia tha se shtatë njerëz, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur në 24 orët e fundit. Një zyrtar i departamentit të Arsimit në Moskë i tha agjencisë së lajmeve Interfax se fëmijët e vegjël mund të qëndrojnë në shtëpi të hënën.
Ushtar i ngrirë
Akull në Rusi
Rusia është mbërthyer nga të dridhurat intensive në 10 apo më shumë ditë. Temperaturat kanë rënë në minus 50 gradë Celsius në Siberi, dhe minus 20 në Moskë. Ekspertët thonë se temperaturat janë 12 gradë më të ulëta se normat sezonale, me të dridhura të tilla që nuk vijnë normalisht deri në janar apo shkurt.
I ftohti rus
I ftohti rus
I ftohi vicioz ka marrë edhe jetë të tjera njerëzish në të gjithë Evropën Lindore. Autoritetet në Ukrainë, e cila ka qenë duke u ndeshur me borën e madhe prej disa javë, thanë të premten se 83 njerëz kishin vdekur nga të ftohtit, me 57 viktimave të gjetura në rrugë.
I ftohti i pazakontë
Kafshët në acarin rus
Shërbimet ruse të motit, megjithatë janë në pritje të një ngrohjeje gjatë fundit të javës.
Temperatura -30 gradë Celcius
Ngrin Rusia
Në Siberi…(-44) gradë Celcius
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: