E Martë, 3 Nëntor 2026

Ngriti dronin për të filmuar ambientet brenda burgut të Burrelit, nën hetim një 36 vjeçar

Një dron është neutralizuar nga punonjësit e burgut të Burrelit, pasi ishte duke filmuar ambientet e këtij institucioni.

Droni ishte ngritur nga një i ri mbi ambientet e burgut të Burrelit duke filmuar, ndërsa pas neutralizimit efektivët nisën hetimet mbi autorin dhe arsyet e këtij veprimi.

Për ngjarjen u shoqërua në komisariat 36-vjeçari T.A. dhe po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›