Ngriti laborator kozmetik pas rikthimit nga emigrimi, sot kontrata bashkëpunimi në Dubai dhe New Jersey

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Zhvillimi i vendit, investimet në infrastrukturë, rendi e siguria në rritje kanë bërë që shqiptarët që u larguan në vitet e para të tranzicionit të rikthehen e të investojnë në vend, duke ngritur sipërmarrje të suksesshme.
Ndër to është edhe Nerta, një sipërmarrëse e guximshme, e cila falë vizionit arriti që pasionin e saj të rinisë ta kthejë në një biznes të suksesshëm, “M&D Handmade Biocosmetics’’.
Ministri i Financave, Petrit Malaj e vizitoi atë në mjediset e biznesit të saj, që sot ka arritur të realizojë kontrata të vogla bashkëpunimi në Dubai dhe New Jersey.
Nerta, së bashku me familjen emigroi në Greqi, ku dhe u shkollua si biologe dhe më pas vendosi të kthehej në Shqipëri për të kontribuar në sektorin e kozmetikës.
“Sot ajo ka laboratorin e saj të produkteve kozmetike, ka njësi tregtimi në Tiranë, ka realizuar kontrata të vogla bashkëpunimi në Dubai dhe New Jersey, ndërsa planet për të ardhmen janë akoma më ambicioze”, u shpreh Malaj. /j.p/